Prej 39 ditësh shqiptarët kanë treguar qëndresë duke protestuar pa ndalur kundër kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit të cilin e akuzojnë për korrupsion, keqqeverisje.
Me thirrjet “Shqipëri e Re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar”, marshuan drejt Kryeministrisë.
Gjithashtu në protestë janë vënë në dukje edhe disa nga pankartat me mesazhet e tyre, kundër qeverisë disa prej të cilave janë “39 ditë populli flet, pushteti hesht”, “Rama Berisha, dy emra i njëjti mentalitet komunist”, “Vetëm burgu e kthjellon”.
