TIRANE- Ashtu siç deklaroi mbrëmë në një intervistë ne emisionin “Studio e Hapur” në News 24, kryeparlamentari Ilir Meta, njëkohësisht edhe përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar, që merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Trump, do ta shfrytëzonte vizitën e tij në SHBA edhe për takime me zyrtarë të lartë, siç ishte një takim me Ndihmes Sekretarin e Shtetit William Brownfield.

Por ndërsa na ndajnë vetëm dy ditë nga ceremonia e inaugurimit, dëshmohen njohjet e “vjetra” të Ilir Metës me zyrtarët më të lartë të administratën e re të Donald Trump.

Këtë e dëshmon kjo foto e realizuar 4 vite më parë në Uashington me Mice Pence, atëherë kongresmen, ndërsa sot krahu i djathtë i Donald Trump, zv/President i SHBA-ve, që pritet bashkë me të të bëjë betimin në 20 janar.

Në foton e realizuar 4 vite më parë, Meta dhe zv.Presidenti i ri i SHBA-ve, Mice Pence shfaqen të qeshur krah njëri-tjetrit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: