Prej muajit qershor banesa e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ruhet me masa ekstra nga forcat e Gardës së Republikës. Përveç efektivëve të Gardës që e ruajnë normalisht sipas protokollit, për mbrojtjen e Kryeprokurorit janë caktuar 3 grupe të gatshme.

Në fotot e siguruara sot ekskluzivisht për Balkanweb nga gazetarja Klodiana Lala duket se shtëpia 3-katëshe me gjithë papafingo ruhet edhe nga kamera të shumta sigurie. Por ajo që vihet re është se punonjësit e Gardës janë civilë dhe jo me uniformë apo me kostum zyrtar siç i kemi parë gjithmonë (në rreth).

Prokurori i Përgjithshëm ka marrë disa kërcënime me telefon dhe sms, që dyshohet se janë nisur nga burgu, për një çështje në hetim që kishte të bënte me një grup kriminal që merrej me drogë dhe gjobëvënie.

Prej pak ditësh, familja e kryeprokurorit është larguar nga vendit, drejt një shteti të BE-së, ku ruhet 24 orë. Edhe në Prokurorinë e Përgjithshme ka masa të shtuara sigurie. Ndërkohë që çështja po hetohet nga një grup i vogël prokurorësh të krimeve të rënda.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: