Prej disa ditësh territori i Ukrainës ka mbetur në errësirë totale në disa zona për shkak të dëmtimit dhe gjendjes kritike të infrastrukturës energjetike të shkaktuar nga sulmet ruse.

Sky News ka publikuar së fundmi imazhet satelitore, të shpërndara nga NASA të cilat tregojnë errësirë në pjesën më të madhe të Ukrainës gjatë natës, ndërsa mund të dallohet qartë ndryshimi me vendet e tjera në hartë.

Sakaq, raportohet se shkëputjet e energjisë në mbarë vendin po vijojnë, por energjia po rikthehet në disa pjesë të tjera ku infrastruktura energjetike i ka bërë ballë sulmeve armike.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: