TIRANE– Pas një periudhe mungese si rezultat i sëmundjes dhe trajtimit në Itali, deputeti socialist është rikthyer në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj tha se sot është një mbledhje e veçantë, pasi Bashkim Fino sapo është rikthyer.

Fotoja e Bashkim Finos në Komisionin e Ligjeve është siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Elda Menga.

Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësues të LSI dhe të PDIU të cilët kanë plotësuar kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes, pasi Partia Demokratike e ka bojkotuar.

Kujtojmë se qeveria i ka akorduar 3 herë fond të veçantë Bashkim Finos për kurimin e tij në Itali, ndërsa shumë prej kolegëve të tij, pjesëtarë të kabinetit Rama e kanë vizituar në shtetin fqinj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: