Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek numërimi i votat të kandidatëve për deputetë, ku ndonjëherë beteja është e fortë mes rivalëve, krejt e kundërta tregon për rastin në fjalë.

Siç shihet dhe në foto, kandidati i PS-së, Paulin Stërkaj është përqafuar me kandidaten e PD-së, Greta Bardeli, ndërsa shfaqen të buzëqeshur duke kapërcyer kështu ndasitë politike.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një fotot të dy kundërshtarëve, por siç duket vetëm në politikë. Kujtojmë se Bardeli, e cila renditet e katërta në listë, rezulton fituese në Shkodër, po ashtu edhe Paulin Stërkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: