Kryeministri Edi Rama është stacionuar para Kryeministrisë, ku po pret në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ liderët e BE-së dhe të Ballkanit.

Mes të ftuarve të pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit ishte dhe diplomati i lartë polak, Artur Lorkowski, që ecte me paterica. Problemi me këmbën e tij të djathtë nuk e ka penguar zyrtarin të marrë pjesë në samitin, që bashkon liderët e BE dhe të Ballkanit sot në Tiranë.

Lorkowski nuk e pengoi aspak paterica dhe këmba e thyer për të marrë pjesë në një Samit kaq të rëndësishëm, siç është ky i Procesit të Berlinit që mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe për herë të parë jashtë BE.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: