Dhjetëra qytetarë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, pas aktgjykimit fajësues ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta është shoqëruar me tensione, ndërsa disa prej protestuesve kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pas përfundimit të pjesës më të tensionuar të protestës, në qendër të Prishtinës vijojnë të qëndrojnë grupe qytetarësh.

Në mesin e të pranishmëve janë edhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po zhvillojnë biseda me qytetarët e mbledhur.

Protesta vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb