TIRANË– Shpesh herë jemi mësuar që punonjësit e Policisë Bashkiake t’i shohim si inspektorë të rreptë, që kujdesen për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e pronës së përbashkët në qytet.
Por, këtij të moshuari, i cili sot humbi për disa minuta ndjenjat për shkak të të nxehtit të madh teksa ecte në sheshin “Skënderbej”, i erdhi menjëherë në ndihmë Policia Bashkiake. Ata i dhanë menjëherë ndihmën e parë të moshuarit, e mandej kanë lajmëruar ambulancën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb