Nankga (lat. Artocarpus heterophyllus, angl. Jackfruit) është fruti me përmasë më të madhe në botë. Më specifikisht Nankga është një lloj i pemës e cila kultivohet me shumicë në viset tropikale, të cilat në natyrë rriten në viset e Azisë Jugore dhe të asaj Juglindore. Fruti e drurit nangka është fruti më i madh në botë, e cila mund të rritet deri në 90 cm gjatësi, 50 cm gjerësi dhe mund të peshojë edhe deri në 45 kg. Nangka është pemë nacionale e Bangladeshit, gjithashtu kultivohet si njëri ndër artikujt themelorë në Indi, Nepal, Sri-Lankë, Kamboxhia, Vietnam, Tajlandë, Malezi, Indonezi, pastaj në Filipine, si edhe në disa shtete afrikane. Kjo pemë gjithashtu është plot materie dhe kalori ushqyese. Madje edhe frutat e vogla të kësaj peme peshojnë rreth 5–7 kg, ndërsa fermerët kanë prodhuar edhe disa madje deri në 45 kg.

Nangka-5

Nangka-4

GEDSC DIGITAL CAMERA

Nangka-3

Nangka-6

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: