Plot 533 kg drogë janë sekuestruar nga policia italiane në Brindisi, pas një operacioni në det të hapur ku trafikantët u ndoqën për 6 orë me radhë.

Operacioni mes Policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza ka nisur pasditen e djeshme dhe është finalizuar në mbrëmje pas 6 orë ndjekie.

Rreth orës 12:50 të ditës së djeshme, QNOD (Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës), ka njoftuar për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të kepit të Rodonit. Menjëherë u vunë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të GdF dhe u njoftua INTERFORCA.

Ndjekja nga Policia Kufitare dhe GdF vazhdoi deri në ujërat ndërkombëtarë. Më pas mjetet aeronautike dhe detare italiane të GdF hynë në veprim dhe rreth orës 19:00 në momentin e hyrjes në ujërat italiane u identifikua dhe ndalua mjeti i lundrimit me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë narkotike prej 533.5 kilogramë.

Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, te dy nga Brindisi GdF ndaloi dy skafistët dhe sekuestroi ngarkesën me Cannabis Sattiva.

GdF italiane ka vlerësuar Policinë e Shtetit/Policinë Kufitare dhe QNOD për shkëmbimin në kohë të informacionit dhe bashkërendimin e operacionit që çoi në identifikimin e mjetit, kapjen e autorëve dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: