Këto janë disa nga fotot e viteve të fundit të Nexhmije Hoxhës. E veja e diktatorit Enver Hoxha që kreu krime makabër mbi shqiptarët, pozoi në këto foto, për fotografin anglez Robert Hackman, pak kohë më parë dhe të publikuara nga Dritare.net një ditë pas vdekjes së saj në moshën 99-vjeçare.

Kolltuku ku është ulur në foto, ishte kolltuku ku ajo qëndronte ulur gjithë kohës në dhomën e saj dhe punonte. Aty shkroi gjithë librat e saj, pas daljes nga burgu. Krevati në foto, është krevati i saj, në dhomën ku jetoi për më shumë se 20 vjet pas daljes nga burgu. Ndërsa në këtë foto të fotografit të njohur anglez, Robert Hackman, Nexhmije Hoxha po tregon kravatat e të shoqit, Enver Hoxhës dhe kostumin e tij.

Ajo i ruante pas vdekjes së tij, dhe pas transferimit në çdo vend ku kërkonte shtëpi, mbante rrobat dhe librat e të shoqit, njeriut të cilit i kushtoi gjithë jetën e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb