DJ Miss Ilda është 38-vjeçarja nga Skrapari që ka po bën namin në sezonin veror. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar si u bë DJ e para vajzë në Shqipëri, rrugëtimin nga nisja, ndihma e ish-bashkëshortit dhe deri te paragjykimet e shumta me të cilat është hasur.

“Kam qenë adoleshtë 17-18 vjeçe. Ka nisur në kohën që ishim në gjimnaz dhe kur linim orët e mësimit. Shkonim nëpër disko që nuk kanë qenë të mirëfillta se ishin paradite. Në atë kohë ndiqja hit parade, selektoja dhe muzikë vetë në atë kohë çfarë më pëlqente.

Me pajisjet më ka ndihmuar ish-bashkëshorti, i cili ishte DJ. Në fillim ka qenë shumë e vështirë se isha e vetmja femër dhe mendoja sikur kisha në një farë mënyre paragjykime, sepse jeta e natës është pak më ndryshe se të punosh ditën, por pastaj njerëzit u mësuan me mënyrën time.

Në fillim dilja me ish-bashkëshortin tim për të krijuar emrin si Miss Ilda”, tregoi Ilda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb