TIRANA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi sot protestën e 3-të e cila zgjati më pak se të tjerat, rreth 90 minuta dhe për herë të parë nuk pati as edhe një incident mes protestuesve dhe policëve.

Kjo ishte një protestë e paparashikuar dhe e thirrur në momentet e fundit, ekzaktësisht në orën 17:00 të pasdites kur një status në FB i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit bënte me dije se në orën 19:30 do të mbahej protestë tek Pedonalja pasi pretendohej se kishin filluar punimet për Teatrin e Ri.

Për këtë arsye aktivistët e Teatrit të cilët kishin filluar turin për mbledhjen e firmave për peticionin, nga Durrësi u rikthyen në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për protestën u mobilizuan 100 policë teksa Pedonalja e Tiranës u bllokua me policë dhe barriera metalike. Por në një protestë që zgjati 90 minuta nuk pati asnjë incident apo kontakt me policët por vetëm fjalime. Pedagogu Ervin Goci kërkoi protesta të përditshme kurse ish- ministrja Mirela Karabina u ka kërkuar këshilltarëve bashkiakë të Tiranës që votuan pro shembjes së Teatrin të japin dorëheqjen nëse janë burra si dhe të përballen me drejtësinë.

Gjithashtu, të pranishëm në protestë ishin edhe përfaqësues të LSI, ku në fotot që sjell “BalkanWeb” më poshtë shihen ish-deputetet Nora Malaj dheFloida Kërpaçi, si dhe përkrahës të tyre, që kanë shkuar në mbështetje të artistëve dhe qytetarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu vëllezërit Budina, i kanë dërguar mesazhe të qarta kryeministrit Rama pas etiketimeve që u ka bërë ky i fundit. Robert Budina tha se nëse do të ketë pazare dhe lojëra nga Rama me partitë e tjera për Teatrin atëhere popullin do e ketë në shtëpi. Kurse Edmond Budina ia ka lënë në dorë popullit nëse pas kësaj lëvizjeje do të ketë ose jo një parti.

Por në fund u la të kuptohet se kjo protestë e shkurtër nuk është e fundit. Pak prezencë pati nga eksponentët e opozitës, mes protestës u shfaq edhe Boiken Abazi, kreu i LVV Tiranë që u arrestua të dielën dhe u lirua të mërkurën me detyrim paraqitje.

Nesër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të jetë në Shkodër për të mbledhur firmat, teksa Robert Budina tha se do të ketë një njoftim të radhës për aksionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb