GJIROKASTËR– Kjo është banesa, e cila ishte shënjestër e një sulmi me tritol dy ditë më parë në Lazarat. Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga shtëpia e shtetasit Adem Selimi. Ngjarja ndodhi në orën 02:35 të së mërkurës në banesën e shtetasit Adem Selimi.

Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës bënë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës është vendosur, e cila dhe ka shpërthyer. Siç shihet edhe nga fotot shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Burime zyrtare thanë se autorët kanë vënë tek dera një kallëp tritoli.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë se Adem Selimit është babai i Klodian Selimit, një nga personat e dënuar si pjesë e ‘grupit të zjarrit’ me 13 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha. Ngjarja në fjalë ndodhi më 24 qershor 2015 në Lazarat ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grupit të zjarrit dhe policisë, mbeti i vrarë efektivi Basha. Por a ka lidhje ngjarja e 3 viteve më parë me shpërthimin që ndodhi dje gjatë natës, rreth 02:30. Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë ndonjë hakmarrje lidhur me këtë ngjarje, apo bëhet fjalë për një tjetër konflikt.
shp[erthimi

shperthimi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: