Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku u vra 67-vjeçari në Fier.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mbrostar Ura. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Ervis Kuçi shihen forca të shumta policore, si dhe shumë banorë të zonës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deri më tani janë të paqarta arsyet e vrasjes së Petraq Gjika, i cili është goditur disa herë me thikë. Ai u gjet i pajetë në serën ku punonte si roje nga banorët e zonës.

Në pamje shihet se si një makinë funerali i afrohet vendit të ngjarjes, ndërsa pritet që trupi i pajetë i tij të përcillet për në morg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: