Një shqiptar humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në Itali. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 në Bonifica del Tronto, provinca e Abruzzo-s.

Bëhet fjalë për shtetasin Agron Gjata, një 60-vjeçar i cili jetonte në Controguerra. Viktima tentoi të parakalonte me makinë, por gabimisht preku një furgon e për pasojë mjeti i tij është rrokullisur disa herë dhe më pas doli jashtë rruge.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Ndërkohë policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb