Pas çiftit të të moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta por edhe bashkëmoshtarëve të tyre Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, që rezultojnë të jenë pronarë “miliarderë” të disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve, një tjetër emër ka dalë në skenë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ditën e sotme ka shkuar me këmbët e veta në dyert e SPAK-ut, shtetësja Merita Hajdari, pasi rezulton se asaj i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa emri i saj del si përfituese e kompanive prej disa miliona eurosh, Merita Hajdari rezulton në të vërtetë të jetë tepër e varfër pasi pasuria e vetme që ka është një thes i grisur me të cilin grumbullon kanoçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës.

Hajdari është vetëm një prej emrave të shumtë që dalin në aferën e inceneratorëve, ku mes tyre ka azilantë, mbledhësh kanoçesh e çobanë, të cilët kanë nisur prej ditës së sotme të paraqiten në SPAK.

E moshuara në fjalë është paraqitur para dyerve të Prokurorisë së Posaçme së bashku me djemtë e saj, pasi ka dëgjuar emrin t’i lakohet në media. Ajo ka thënë se merret me mbledhje kanaçesh në rrugë e kosha mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet që e bëjnë pronare kompanish.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb