Atdheu i artistit është skena. Balerini e koreografi Brigel Gjoka, vjen në një intervistë mbi premierën ndërkombëtare “Fqinj nga mëmëdheu”. Shfaqja që preku Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës, shkrin konceptin e bashkëpunimit, të identiteteve, rrënjëve dhe humanizmit, duke i folur publikut përmes gjuhës së trupit e tingujve që evokojnë kujtime. Ndërsa drejtori i Baletit në Shqipëri, Edi Blloshmi, sheh me rëndësi premierën e parë mes Shqipërisë e Kosovës, Niki Musli, drejtor i Baletit në Kosovë, e vë peshën te rëndësia e bashkëpunimeve mes dy vendeve dhe përvojave artistike. Artistët Brigel Gjoka dhe Rauf Yasit, rindërtojnë konceptin artistik, duke përdorur perceptimet mbi botën dhe ndjesitë që përdorin gjuhës e trupit për të komunikuar.
Muzika dhe koreografia, kthehen në një gjuhë të fuqishme, që nisur nga koncepti fillestar i fqinjëve, me të cilin Gjoka deh Yasit kanë punuar më herët, tashmë i kthen sytë edhe nga mëmëdheu, duke parë, dy anët e një kufiri dhe vëllezërit e dy gjeografive në një ritëm të ngjashëm, të njëhershëm që ngre ura komunikimi dhe kthehet në pikëtakim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb