Franca dhe Spanja do përballen me njëra-tjetrën, me synimin e vetëm kalimin në finale. Tekniku Shpëtim Duro bëri analizën e tij, i ftuar në Botërori Amerikan.

Profe, një super sfidë, e kërkoje prej kohësh, që kur pema mori formë, e ke përmendur gjatë gjithë kohës këtë përballje, Francë-Spanjë…

“Kemi thënë që janë katër skuadrat më të mira, edhe sipas renditjes. Erdhi momenti që të shikojmë që nuk ka favoritë, varet se kush do interpretojë më mirë.

Në përballjet direkte, deklaratat janë normale dhe me diplomaci. Deschamps ishte i thjeshtë në deklarata. Mund të ketë e ndonjë ngacmim. Unë i shikoj në pozicione të barabarta”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb