Franca luajti finalen e Kupës së Botës me dy fytyra. Në pjesën e parë, francezët ishin totalisht jashtë pritshmërive, duke mos goditur qoftë një herë të vetme portën. Gjithsesi, gjërat ndryshuan pas mesit të pjesës së dytë, me golat e Mbappe që rihapën përkohësisht llogaritë. Por, çfarë i motivoi “gjelat” ndaj Argjentinës në pushimin e ndeshjes? Me siguri, këto fjalë të trajnerit Deschamps.

“Djem, po ua them këtë pa u inatosur. A e dini ndryshimin me ata me të cilët përballemi? Që ata luajnë këtë ku*vë finale të Kupës së Botës, ndërsa ne nuk po e luajmë” – dëgjohet të thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: