Qeveria franceze ka marrë mbi 700 kërkesa për shtetësi nga punëtorët e dalluar të huaj të vijës së parë në betejën kundër COVID-19.

“Punonjësit e kujdesit shëndetësor, profesionistët e pastrimit, punëtorët e kujdesit për fëmijët dhe nëpunësit e dyqaneve … Ata kanë provuar përkushtimin e tyre ndaj kombit. Tani i takon Republikës të bëjë një hap drejt tyre”, shkruan në një deklaratë të lëshuar të martën nga Ministrja Franceze për Shtetësinë, Marlene Schiappa.

Deri të mërkurën, Franca ka gati 2.5 milionë raste të konfirmuara të coronavirusit dhe 61,702 njerëz kishin vdekur, sipas qeverisë franceze, raporton cbsnews.

Aplikimet për nënshtetësi franceze mund të duhen vite për t’u përfunduar dhe pandemia globale ka shkaktuar vonesa të mëtejshme në përpunimin e dokumenteve. Në shtator, ndërsa Franca po përgatitej për një valë të dytë të pandemisë, qeveria kërkoi nga zyrtarët rajonalë “të lehtësojnë” dhe “përshpejtojnë” procesin e natyralizimit për punëtorët e huaj që morën pjesë aktivisht në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Në tre muaj, më shumë se 70 aplikantë kanë fituar shtetësinë përmes shërbimit të tyre dhe gati 700 janë në fazat e fundit të marrjes së tij, tha Schiappa. Gjithsej 2.890 persona kanë aplikuar deri më tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: