Qeveria ka vendosur t’i mbajë të pandryshuara rregullat e bllokimit të paktën edhe për 15 ditët e ardhshme, njoftoi sot në mbrëmje kryeministri francez, Jean Castex, duke theksuar se të ashtuquajturat dyqane jothelbësore do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“Të dhënat në spitale vazhdojnë të rriten, autoritetet janë të detyruara të marrin masa të reja”, tha ai para gazetarëve,

“Në Francë, po regjistrojmë një shtrim në spital çdo 30 sekonda dhe një pranim në kujdes intensiv çdo tre minuta”, vuri në dukje Castex

Për të qetësuar zemërimin e tregtarëve, Castex sqaroi se, nëse e lejon situata, do të ketë një “lehtësim” të mundshëm në disa aktivitete tregtare, por jo për baret, restorantet dhe palestra, duke filluar nga 1 dhjetori.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb