Një aeroplan mallrash doli nga pista gjatë natës së të shtunës teksa zbriste në aeroportin Montpellier, Francë, pa shkaktuar asnjë lëndim. “Tre personat në mjet fatmirësisht janë të padëmtuar- shpjeguan shërbimet e sigurisë-. Ata mundën të nxirren nga avioni dhe të shpëtohen falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës”.

Aksidenti ndodhi në orën 2:50 të mëngjesit të së shtunës, kur një aeroplan Aeropostale, një Boeing 737 i ngarkuar me mallra, ‘humbi kontrollin’ në ulje dhe përfundoi udhëtimin e tij në pellgun Mauguio, që ndodhet në fund të pistës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Hunda e avionit ra në ujë. Gjashtëdhjetë zjarrfikës nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Herault, përfshirë specialistë të shpëtimit në ujë, u dërguan në vendngjarje.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: