Presidenti francez Emmanuel Macron këmbënguli për nevojën urgjente që Libani të nisë rrugën e reformave, me formimin e shpejtë të një qeverie, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij libanez, Michel Aoun, tha sot presidenca franceze.

“Ky është kushti që bashkësia ndërkombëtare të mund të mobilizohet plotësisht për të mbështetur rimëkëmbjen e Libanit”, tha Elysee.

Më 22 tetor, Saad Hariri, i cili ka shërbyer tashmë tre herë si kryeministër, u zotua të formojë sa më shpejt një qeveri ekspertësh,  me qëllim nisjen e reformave ekonomike, financiare dhe administrative.

Gjatë telefonatës me Macron, Aoun shprehu solidaritetin e tij përballë vështirësive që po kalon Franca nga sulmet terroriste.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb