France Football ka zbuluar 30 kandidatët e nominuar për çmimin “Topi i Artë” 2022. Për herë të parë, 7 herë fituesi i këtij trofeu, kampioni në fuqi, Lionel Messi nuk është përfshirë në listën e parë. Mes emra të nominuar, për herë të 18 radhazi ishte rivali i tij i përjetshëm, C.Ronaldo.

Favoriti kryesor për të triumfuar këtë edicion është pa diskutim Karim Benzema, fitues i La Liga, Champions dhe së fundmi Superkupës së Evropës. “Bomberi” francez udhëhoqi Real Madrid në një edicion të pabesueshëm në Champions. Reali ishte dhe klubi me më shumë lojtarë të përzgjedhur, 5 të tillë, po aq sa edhe Liverpool.

Në këtë listë të mbushur me yje, Premier League është kampionati më dominues, i ndjekur nga La Liga dhe Bundesliga. Vetëm 3 lojtarë vijnë nga Serie A, Leao dhe Maignan i Milan dhe Dusan Vlahovic i Juves.

Jo vetëm Benzema, Real Madrid pritet të fitojë trofetë më të rëndësishëm në këtë edicion të “Topit të Artë” pasi portieri Thibaut Courtois dhe Carlo Ancelotti janë favoritë në rolet e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb