Konflikti social mbi reformën e pensioneve në Francë hyri sot në javën e katërt me ndërprerje gjithnjë e më të forta në sektorin e transporteve lidhur me grevat dhe manifestimet e reja parashikuar të shtunën.

Hija e vitit 1995 mbizotëron në ditën e 22 të kësaj lëvizjeje sociale.

Konflikti në atë kohë zgjati po kaq ditë, nga 24 nëntori deri më 15 dhjetor, veçanërisht kundër regjimeve të pensioneve të funksionarëve dhe të punonjësve të tjerë të shërbimeve publike, që qeveria e asaj kohe i dha fund duke hequr dorë.

Njëzet e katër vite më vonë, asnjë përfundim nuk duket, me një qeveri të vendosur për të zëvendësuar 42 planet ekzistuese të pensioneve nga një sistem universal me pikë dhe për vendosjen e moshës 64 vjeç, e shoqëruar me një sistem “bonus-malus”.

Sindikatat, kundër këtij projekti, vazhdojnë të mbajnë presionin, edhe pse numri i grevistëve ka qenë në rënie sot tek SNCF, kompania e hekurudhave.

Edhe sot, qarkullimi i trenave ka qenë i reduktuar, me një tren të shpejtësisë së lartë (TGV) nga dy dhe një tren udhëtarësh nga pesë në Paris. Nga ana e metrosë pariziane, vetëm dy linja automatike funksionojnë normalisht dhe disa të tjera janë të hapura në orët e pikut.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb