Peshkatarët francezë nuk do mund të peshkojnë në ujërat rreth ishullit të kanalit Guernsey derisa të marrin një leje të veçantë, pasi rregullat kanë ndryshuar pas Brexit-it, deklaroi sot presidenti i një shoqate peshkimi.

Dimitri Rogoff, president i shoqatës së peshkimit “Normandia”, shtoi se ndërkohë, nga kjo situatë do të preken 44 anije.

Ministria franceze e Bujqësisë vuri në dukje se Guernsey është një rast i veçantë sepse si një zonë vetë-qeverisëse ne varësi të kurorës, nuk i përket drejtpërdrejt Britanisë së Madhe.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb