TIRANE

“Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.” kështu u shpreh analisti amerikan Daniel Serwer në fjalën e tij në konferencën konferencës ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’. Ai shprehu bindjen e tij se Shqipëria e Maqedonia e Veriut e meritonin hapjen e negociatave, dnërsa theksoi se përgjigja më e mirë tani është angazhimi ndaj reformave të kërkuara.


“Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE. Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.   Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE”- vijoi ai.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb