Ish-futbollisti italian, Francesco Totti infektohet me Covid-19. Ish-kapiteni i Romës iu nënshtrua tamponit pasi prej dy ditësh kishte temperaturë, dhimbje trupi dhe lodhje bën të ditur ‘Corriere della sera’. Legjenda e Romës është izoluar menjëherë, teksa nuk raportohet se është i shtruar në spital, pavarësisht se ka shfaqur simptoma.

Sipas së përditshmes italiane edhe bashkëshortja, Ilary Blasi mund të jetë infektuar me koronavirus por është asimptomatike. Lajmi i infektimit të futbollistit është konfirmuar nga burime të sigurta pranë tij.

Kujtojmë që më 12 tetor Totti humbi babanë e tij nga COVID-19. Edhe nëna e futbollistit u prek, por në mënyrë më të lehtë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb