Pasi Tirana u godit sot nga një tërmet me magnitudë 3.7, frika që ‘mbërthen’ qytetarët është fakti nëse do të ketë të tjera lëkundje.

Pavarësisht faktit se tërmetet nuk parashikohen, sizmiologu Rexhep Koçi në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se nuk mund të përjashtohet fakti se mund të ketë të tjera lëkundje, por në intensitet të ulët.

“Sot është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.7, 23 km në veri të Tiranës. Punonjësit tanë do të nxjerrin dhe parametrat e tërmetit dhe magnitudën e tij. Deri tani këto të dhëna disponojmë. Do të ketë një numër të kufizuar tërmetesh, por edhe mundet mos të ketë”, pohoi sizmiologu.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: