Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dridhur sërish gjatë një ceremonie në Berlin të enjten, tetë ditë pas një incidenti të ngjashëm. Video tregon se Merkel, 64 vjeç, ka kryqëzuar duart teka i dridhej trupi, por pas dy minutash ajo dukej më e qëndrueshme.

Teksa po dridhej, kancelares i ofruan një gotë me ujë, por nuk e piu atë. Në incidentin e mëparshëm Merkel fajësoi dehidratimin për një gjendje të tillë.

Zëdhënësi i saj është shprehur se kancelarja do të udhëtojë për në Japoni, ashtu sikurse ishte parashikuar. Ai shtoi më tej se Merkel është në gjendje të mirë shëndetësore. Agjencia e lajmeve DPA tha se pavarësisht motit të nxehtë, në ceremoni ishte freskët, ku presidenti Frank Walter Steinmeier po prezantonte ministrin e ri të drejtësië Christine Lambrecht. Herën e kaluar, Merkel u drodh teksa po qëndronte pranë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Ajo tha se ndihej më mirë pasi piu ujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb