Krijimtaria e shkrimtares dhe përkthyeses austriake Andrea Grill vjen më pranë përmes kartolinave letrare, që POETEKA hodhi në qarkullim, shprehet Ambasada Austriake në Tiranë.

Edicioni i ri boton një pjesë nga tregimi i kësaj autoreje, titulluar “Hallë Lulja në Europë” (Tante Lulja in Europa), përkthyer nga Majlinda Cullha.

Po ashtu, sapo është hedhur në qarkullim seria e gjashtë të botimeve që promovojnë kulturën përmes kartolinave letrare. Ky publikim është pjesë e Programit “PoetryCard” 2018.

Nisma origjinale e ideuar dhe e realizuar nga POETEKA, që mbështetet nga Ambasada e Austrisë në Tiranë (Austrian Embassy Tirana) dhe nga partnerë të tjerë, si ADD Albania, Ama Caffè, Rauch Albania, ka gjetur përkrahje në mjediset ku kjo iniciativë ka mbërritur, duke u bërë e kërkuar në mjediset publike ku njerëzit takohen si dhe në mjedise universitare.

Nisma nxit njohjen përmes leximit të autorëve austriakë në Shqipëri, por edhe paraqet krijimtarinë e disa autorëve shqiptarë që jetojnë në Austri, që shkruajnë në gjuhën shqipe e në gjuhën gjermane, duke vijuar fenomenin e bilinguitetit në letrat shqipe.

Nga ana tjetër programi “Poetry Card – Nga Austria me dashuri – From Austria to Albania with Love 2018”, bën të njohur edhe punën e shkrimtarëve dhe përkthyesve shqiptarë që kanë sjellë në gjuhën shqipe këta autorë, mes të cilëve Arshi Pipa, Lindita Arapi, Admira Poçi, Oriona Kraja Zylja, Majlinda Çullhaj etj.

Pas suksesit me edicionet pararendëse të kartolinave letrare, ku u publikuan ballina e revistës “Fryma”, 1944, në të cilën u paraqit një poezi e Rainer Maria Rilke-s, përkthyer nga Ars, botimet vijuan me nobelisten austriake Elfriede Jelinek (2004), e më tej me me kartolinën e shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur austriak, Joseph Roth, veshur me kostum tradicional shqiptar, me krijimrarinë poetike në dy gjuhë të shkrimtarit dhe përkthyesit Ilir Ferra dhe me esenë e artist austriak Christian Thanhäuser, kushtuar multikulturalizmit dhe arsyeve që e bëjnë të kthehet në Shqipëri.

Editioni i gjashtë i botimeve “Poetry Card – Nga Austria me dashuri – From Austria to Albania with Love “, përuron krijimtarinë e Andrea Grill përmes tregimit “Hallë Lulja në Europë” (Tante Lulja in Europa). Ky trgim, si edhe të tjerë nga krijimtaria e kësaj autoreje, që priten të botohen së shpejti në revistën “POETEKA”, janë përkthyer në shqip nga Majlinda Çullhaj. Atsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: