Mungon ende konfirmimi zyrtar, i vijimit të bashkëpunimit me Edi Rejan, por ky është një detaj që ka pak rëndësi për Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi italiani dhe FSHF kanë hedhur prej kohësh firmën mbi kontratën e re 4 vjeçare, tani është momenti për të projektuar të ardhmen dhe për të përcaktuar axhendën e punimeve. Hapi i parë ishte gjetja e një kundërshtari për të zhvilluar një test miqësorë, diçka të cilën FSHF e ka konfirmuar me anë të një njoftimi për mediat ku shkruhet se Shqipëria do të luaj me Slloveninë me 30 mars 2020:

Shqiperi Sllovani
Shqiperi Sllovani

“Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb