Më në fund FSHF shton shpërblimet për ekipin fitues të kampionatit, ndërsa ka menduar edhe për ato skuadra që pozicionohen në fund në vendet 2, 3 dhe 4.
Në bazë të asaj që është parashikuar në rregulloren e aktivitetit, konfirmohet se përveç 100 milionë lekëve të vjetër në formën e një çeku bankar që ka marrë historikisht klubi kampion, tashmë do të ketë edhe bonuse për “Final 4”.

Respektivisht vendi i parë do të marrë edhe 100 milionë lekë të vjetër shtesë, ndërsa vendi i dytë 70 milionë lekë të vjetër, vendi i tretë 50 milionë lekë të vjetër dhe vendi i katërt 20 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë, shpërblimi për fituesin e Kupës së Shqipërisë ka mbetur 50 milionë lekë të vjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: