Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të takohet sot me Presidentin Meta pas ftesës së këtij të fundit për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në orën 12:30 Ruçi i shkon në Presidencë Metës për të diskutuar për këtë çështje.

Pas publikomit të Opinionit të Komisionit të Venecias, për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Meta ftoi Gramoz Ruçin si kryetar i Kuvendit, të diskutojnë për rekomandimet e Venecias.

Edhe dje Ruçi pati një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim e cila ka kërkuar më parë të përshpejtohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese, mundësisht brenda këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb