Ardian Fullani, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, nuk pranon 12 paga dëmshpërblim nga Gjykata Administrative. Ai ka apeluar vendimin duke kërkuar rikthim në punë dhe pagat e 48 muajve.

Apelimi i Fullanit është bërë pak ditë më parë në Gjykatën e Apelit Administrative, pas vendimit të shkallës së parë që pranoi pjesërisht padinë e tij. Fullani paditi Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë dhe rikthimin në punë, por administrativja i njohu atij vetëm të drejtën e dëmshpërblimit me një vit pagë.

Kjo nuk e ka kënaqur ish-Guvernatorin i cili në argumentet e padisë rendit sërish dëmin psikologjik të shkaktuar dhe çrregullimet, pas largimit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: