Presidenti i Kroacisë ka kritikuar vendet perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke dhe armë të tjera në fushatën e saj ku ndër forcave pushtuese ruse, duke thënë se do të zgjatët lufta.

Zoran Milanoviç, në një prononcim për mediat tha se në Zagreb është “e çmendur” të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale.

“Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje. Ajo e zgjat luftën. Cili është qëllimi? Shpërbërja e Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Kjo është çmenduri,” tha Milanoviç.

Milanovic fitoi zgjedhjet presidenciale në Kroaci në vitin 2019 si një kandidat liberal me prirje të majtë, një kundërvënie ndaj qeverisë konservatore aktualisht në pushtet BE dhe anëtar i NATO-s.

Por, që atëherë ai ka bërë një kthesë drejt nacionalizmit populist dhe ka kritikuar politikat perëndimore ndaj Rusisë, si dhe ndaj Ballkanit.

Milanoviç ka një reputacion për të qenë pro-rus, por e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim.

Milanoviç tha se “nga viti 2014 deri në vitin 2022, ne jemi duke parë se si dikush provokon Rusinë me qëllimin për të filluar këtë luftë. Cili është qëllimi i kësaj lufte? Një luftë kundër një fuqie bërthamore që është në luftë në një vend tjetër? A ka një mënyrë konvencionale për të mposhtur një vend të tillë?”, ka shtuar më tej ai.

Shpërthimet e tij të fundit anti-perëndimore kanë vënë në siklet dhe irrituar qeverinë e vendit, e cila ka mbështetur plotësisht Ukrainën që prej fillimit të luftës më 24 shkurt nga Rusia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb