Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nisi këtë të mërkurë fushatën kundër përdorimit të qeseve plastike, për një Shqipëri më e pastër dhe të gjelbër.


I pranishëm në aktivitet, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi I bëri autokritë vetës përsa i përket situatës së trajtimit të mbetjeve urbane dhe deklaroi se në shtator së bashku me 61 kryetarët e bashkive do zgjidhet problematika e licencimit ku do të hidhen mbetjet në Shqipëri.



Përsa i përket qeseve plastike, Klosi tha se kemi një reduktim mbi 50 % të përdorimit të tyre, teksa paralajmëroi gjoba të mëdha ndaj kompanive të plastikës njëpërdorimshme.


Ministri I Turizmit dhe mjedisit tha se fushata do vijojë dhe se objektivi kryesor mbetet eleminimi i qeseve plastike, duke premtuar se, në fund të vitit 2020 Shqipëria të shënojë rekord në rajon, për mbrojtjen e mjedisit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb