Gazetari dhe analisti Ben Andoni, në lidhje me fushatën zgjedhore aktuale në Shqipëri, u shpreh në Neës24 se ka apati para publiku, një fushatë e vakët me të njëjtit njerëz. Ndërsa partitë e reja dhe të vogla nuk arritën të krijojnë polin e tretë.
“Fushata ka një apati e përgjithshme të publikut. Ka nisur më herët këtë herët. Berisha ka paraqitur pika reale të programit, ndërsa Rama është përpjekur ta sfumojë, duke menduar për 2030, për mandatin e pestë.
Fushata është e vakët, njerëz të lodhur dhe që dëgjojnë të njëjtët njerëz. Zoti Rama e ka tepruar me retorikën e tij. Duhet të ishte më elegant dhe estetik, pasi ka 12 vjet që drejton. Mund t’u duket atraktive militantëve, por realisht nuk është e duhura. Duhet t’i kursente publikut retorikën, duke kujtuar që jemi një nga vendet më të varfëra në Evropë. Duhet të bënte një “mea-culpa” për gjitha problemet.
Ndërsa PD ka disa kauza të drejtë. Por nuk sqarojnë se si do ta bëjnë Shqipërinë Madhështore. Nuk mund ta bësh për një mandat këtë. Duhet të bëjnë një Shqipëri reale fillimisht. Po nuk induktove fuqi punëtore të re, fuqi aktive, nuk mund të zhvillohesh.
Ndërsa partitë e reja po mundohen për të sjellë diçka. Partitë e vogla po identifikohen në pak emra. Nuk arritën të bashkohen për të sjellë një pol të tretë. Problemi i pronës më i madhi në vend, duhet të bashkohet PD e PS për këtë.
Opozita në dy javët e fundit do të rikuperojë diçka, por nuk e di a do të jetë e mjaftueshme. Drejtësia nuk ka ç’të bëjë, dmth nuk ndikon, pasi edhe nëse do ketë denoncime, janë për individë. SPAK nuk ka mundësi të bëjë rolin e drejtësisë në zgjedhje” – u shpreh ndër të tjera Andoni.
(BalkanWeb)