Pas Marcelo Brozovic, me mesfushorin që rinovojë deri në 2026, Inter ka gati rinovimin me një tjetër titullar të rëndësishëm. Sipas La Gazzetta dello Sport, Beppe Marotta është impenjuar në lidhje me të ardhmen e Milan Skriniar, me mbrojtësin që ka një kontratë e cila i skadon në qershor 2023. Inter ka gati ofertën e re për Skriniar që parashikon një rritje të pagës deri në 4,5 milionë euro, po aq sa përfiton edhe Barella.

Sipas La Gazzetta, në muajt e ardhshëm pritet “tym i bardhë”, me palët që do të shkojnë drejt një rinovimi të mundshëm. Në të njëjtën kohë, Marotta po punon edhe për rinovimin e Perisic.

Inter
Inter

Jo vetëm rinovime, Marotta ka në dorë edhe “listën e zeze” ku parashikohen disa largime si ai i De Vrij, ndërsa e sigurt duket largimi i Vidal dhe Vecino. Mbetet e hapura çështja Sachez, pasi e ardhmja e tij duket e lidhur ngushtë me atë të Dybala. Nëse argjentinasi vjen në Milano atëherë Sanchez do të largohet. Në lidhje me fazën sulmuese, vjen apo jo Dybala, Scamacca mbetet një pistë e hapur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb