Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një pikë grumbullimi gomash të përdorura në afërsi të stacionit të trenit në Fushë-Krujë.

Janë me mijëra goma makinash që po digjen. Zjarri i frikshëm po rrezikon disa banesa dhe një kabinë elektrike.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëse nga Fushë-Kruja, si dhe një autobot i një firme private.

Është kërkuar ndihmë nga Tirana, Durrësi dhe rrethet e tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb