Një 24-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në unazën e Parisit, gjatë festimeve të titullit të Paris Saint-Germain,.

Ai po drejtonte një motor motocross kur u përplas me barriera betoni të vendosura nga autoritetet në zonën Porte Maillot, si pjesë e masave të sigurisë për menaxhimin e turmave gjatë festimeve masive të tifozëve.

Paralelisht, autoritetet kanë raportuar një valë të gjerë arrestimesh në kryeqytet që lidhen me incidentet gjatë natës së festimeve. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të ndaluarve shkon në mbi 480 persona vetëm në Paris, ndërsa shifrat totale në gjithë vendin pritet të rriten.

Arrestimet lidhen kryesisht me përplasje me forcat e rendit, dëmtim të pronës, posedim të paligjshëm të mjeteve të rrezikshme dhe mosbindje ndaj urdhrave për shpërndarje të turmave.

Ngjarjet ndodhën në kuadër të festimeve të mëdha pas finales dhe paradës së fitores së PSG-së në Paris, të cilat tërhoqën dhjetëra mijëra tifozë në rrugët e kryeqytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb