Holanda ishte një nga vendet e para që vendosi të mbyllë përfundimisht sezonin e futbollit, duke mos dashur të përballet me asnjë rrezik në këtë periudhë të vështirë të kushtëzuar nga pandemia e Covid-19. Por Federata Holandeze e Futbollit pritet të qëndrojë vigjilente edhe në të ardhmen, pavarësisht se përballet edhe me padi të disa klubeve që nuk e pranuan që në fillim vendimin për të mbyllur sezonin.

1144014455.jpg.0
1144014455.jpg.0

Kjo linjë është e njëjtë me qeverinë në vend që nuk do të lejojë asnjë organizim masiv deri në gjetjen e vaksinës. Sipas mediave në vend, kjo do të thotë se edhe sezoni i ardhshëm do të luhet pa tifozë. Një qëndrim drastik, që pritet të ndikojë negativisht në financat e klubeve. Këta të fundit kërkojnë zgjidhje, pasi siç dihet shitja e biletave dhe abonimet kanë një zë të rëndësishëm në arkëtimet e tyre.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb