KAVAJË

Një i moshuar ka ndërruar jetë sapo është futur në ujë në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Sipas informacionit paraprak të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku shtetasi Mehmet K., rreth 72 vjeç, banues në Elbasan, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.

Për shkak të tronditjes edhe bashkeshortes së tij i ka rënë të fikët dhe po trajtohet nga infermierët në qendrën shendetësore të plazhit. Shërbimi i Urgjencës së Rrogozhinës konfirmoi se pushuesi kishte ndërruar jetë përpara se të mbrrinin ata në vendngjarje. Trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Durrësit.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: