Mark Luliano, ish-trajneri i Partizanit i cili së fundmi ka marrë rolin e ndihmësit te Udinese, në javën e fundit ka qenë nën shënjestrën e tifozëve të Interit.

Zikaltërit luajtën të dielën në transfertë në ‘Dacia Arena’ dhe nuk e humbën mundësinë për të shpërthyer edhe një herë ndaj Luliano-s, për episodin (26 prill 1998) kur ish-futbollisti i Juves pengoi Ronaldon dhe arbitri Ceccarini nuk akordoi penallti.

Si pasojë e sharjeve në kor Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane të Futbollit ka gjobitur me 3 mijë euro klubin zikaltër për koret e tifozëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb