Një 34-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Cërrik pasi ka fyer në rrjetet sociale një grua.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Cërrik, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka fyer një 31-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb