Sulmuesi i Milanit, Leao ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas dështimit të kuqezinjve për t’u kualifikuar për në Champions.
“Ka qenë një periudhë që ka vënë në provë gjendjen time fizike dhe ekuilibrin mental, dhe vetëm ata që e kanë përjetuar nga afër me mua e dinë sa e vështirë ishte për mua.
Për këtë arsye, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë bërë gjithçka të mundshme dhe të pamundur për të siguruar që ky sezon të marrë një kthesë krejtësisht të ndryshme nga ai që kemi pasur… Le të kthehet Milani në momentet e lavdisë dhe triumfit sezonin e ardhshëm”.
