Nuk ka zgjatur shumë avantazhi i kuqezinjve sepse Andorra ka barazuar shifrat. Minuta e 18-të e takimit në “Elbasan Arena” dhe Kristian ka barazuar gjithçka falë një kundërzbritjeje të shpejtë që ka ka kapur në befasi dhe të papërgatitur prapavijën kuqezi. Shqipëri-Andorrë 1-1.


Takimi Shqipëri-Andorrë i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro2020, është sfida e parafundit kjo për kuqezinjtë tanë, që në tapetin e “Elbasan Arenës” do të kërkojë fitoren e pestë në grup.


Shqipëria në 8 ndeshjet e luajtura deri më tani, ka siguruar 4 suksese dhe katër humbje ndërsa nuk e ka provuar barazimin në asnjë nga përballjet e luajtura. Golavarazhi është pozitiv në progresiv me katër gola pasi kuqezinjtë kanë shënuar 14 gola dhe kanë pësuar 10 të tillë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: