SHBA

Aktorja e njohur, Gal Gadot, ka ndarë një histori prekëse mbi përballjen e saj me një sfidë të rrezikshme shëndetësore gjatë shtatzënisë.

Në marsin e vitit të kaluar, ajo u përball me komplikime serioze që çuan në një operacion urgjent për shkak të mpiksjeve të gjakut në tru.

Gadot u diagnostikua me trombozë venoze cerebrale në muajin e tetë të shtatzënisë, pasi kishte pasur dhimbje koke të vazhdueshme dhe të padurueshme për javë të tëra. Ajo rrëfen se ky moment ishte tejet i frikshëm për të.

“Isha e tmerruar. Për herë të parë ndjeva vërtet frikën e vdekjes. Nëse historia ime mund t’i ndihmojë të tjerët të kuptojnë rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe të bëjnë kontrolle në kohë, atëherë ia vlen ta ndaj këtë përvojë.”- tha aktorja e njohur.

Ajo tregoi se fillimisht simptomat e saj u shfaqën në formën e dhimbjeve të forta të kokës, të cilat vazhduan për tre javë. “Rezultoi se kisha jo vetëm një, por tre mpiksje gjaku në tru,” shpjegon ajo.

Gadot apelon për vetëkujdes dhe ndërgjegjësim, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të sinjaleve që trupi dërgon. “Është më mirë të kontrolloheni sesa të injoroni shenjat. Shëndeti duhet të jetë gjithmonë prioritet,” përfundon ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb